Ballina Kronika E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në anë të rrugës, dyshohet...

E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në anë të rrugës, dyshohet se… (Emri)

65
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, teksa një person është gjetur i vdekur në rrugë.

Mësohet se viktima, një 80-vjeçar, është gjetur i pajetë në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.

Shtetasi u identifikua nga Policia si Abaz Metaj dhe nga verifikimet paraprake mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.