Një qen në SHBA është titulluar si më i shëmtuari në botë. “Wild Thang” që është 8 vjeç e ka fituar garën për Qenin më të Shëmtuar në Botë të premten në Kaliforni.
Ai ka garuar aty pesë herë, duke qenë në vendin e dytë një herë dhe në të tretin më pas, para se ta merrte çmimin e parë këtë vit, shkroi SkyNews.
Qeni kishte marrë një sëmundje vite më parë dhe ajo i kishte shkaktuar pasoja të përhershme. Pronarja e tij ka thënë se sëmundja ka bërë që dhëmbët të mos i rriten dhe gjuha t’i mbesë jashtë.
Pronarja Ann Lewis e ka marrë shpërblimin prej 5,000 dollarësh. Gara për qenin më të shëmtuar mbahet që prej 50 vjetësh.