Ballina Kulturë Nastradineca

Nastradineca

49
0

Nga Kalosh Çeliku

Anekdotën e Nastradin Hoxhës me siguri e keni dëgjuar gojë më gojë nga populli. Ose, i keni lexuar librave moti kohë me anekdota të botuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe nëpër botë. Edhe, unë si shkrimtar e kam përmendur shpesh-herë në shkrimet e mia publicistike për Ditën e Nesërme: Ne, dimë shumë histori e anekdota për Nastradinin, por askush nga ne nuk është në gjëndje të thotë saktë për jetën e këtij personazhi enigmatik dhe të mistershëm. Bile, shumë kohë më parë, nuk dihej as vendi i origjinës së tij. Dikur thuhej se Nastradini ishte shqiptar, ose thuhej se ka patur shumë Nastradinë. Nastradin Hoxha, ende nuk dihet: a, është personalitet i vërtetë në jetë. Apo, e krijoi, populli?!

Xha Deralla, është humorist dhe satirist i vërtetë analfabet. Nuk ka ditur shkrim – lexim. As, që edhe ka kryer ndonjë shkollë dite, ose nate. Mos them, edhe se: ka kryer ndonjë fakultet, as nuk ka njohur ndonjë gjuhë botërore. Aqmëpak, të ketë pasur asaj kohe ndonjë titull shkencor, ligjërojë në ndonjë Universotet. Ose, ato private që i kemi sot me thasë edhe në çdo Katund.

Xha Derallën, shkaku Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” e njeh e gjithë Kërçova, Kosova, Shqipëria dhe Shqiptaria anë e mbanë Atdheut. Edhe, Ҫifligun e tij me ferra “XHA DERALLA”, përtej, “Jasakëve të Tikeve”. Maleve të Cërvicës Kërçovës. Matanë, të vramëve mes dëllinjave, në “Bllata”.

Xha Deralla ka lindur në fshatin Cërvicë të Kërçovës, jetuar 102 vite dhe ka ikur nga kjo jetë pas 102 viteve në atë jetë. E ka tejkaluar me humor, anekdota dhe satira edhe Nastradin Hoxhën. Prandaj, ende është gjallë në gjirin e popullit shqiptar.

Tashti, ta lëmë pak rehat Xha Derallën në gjirin e popullit shqiptar, të kthehemi te anekdota e Nastradin Hoxhës. Ditën e shtunë së bashku me Nastradinecën u nisën për në pazar. Nastradini i kishte hipur gomarit. Ndërsa, Nastradinica e tërhiqte para për kërpeshi. Rrugës e takuan edhe pazarxhiun e parë, i cili i tha Nastradinit:

O Nastradin, bre burrë! Pse, nuk i zbritë pak gomarit se, do ta cofish! Le t’i hipë pak mbi samarë edhe Nastradinica deri në pazar. Nastradini, nuk ia vuri veshin, e vazhdoi rrugën mbi gomar. Duke fishkëlluar me gojë një këngë popullore.

Pas një copë udhe mes arave, e takoi edhe pazarxhiun e dytë, i cili e ngriti zërin:

O Nastradin, zbriti pak gomarit bre burrë, se: do ta cofish deri sa të arrish në pazar. Le t’i hipë mbi samarë pak edhe Nastradinica! Edhe këtij pazarxhiu Nastradini nuk ia vuri veshin, por e vazhdoi udhën duke iu përgjigjur me këngën e kantauatorit Xha Deralla:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli:

Na e ka ble, çaj Moskovi zi.

Na e ka ble, aman-aman:

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

Nastradinica, duke tërhequr para për kërpeshi gomarin për në Pazar, e Nastradini hipur mbi samarë. Rrugës e takuan edhe pazarxhiun e tretë:

O Nastradin, zbriti gomarit se do ta cofish derisa të arrish në Pazar! Le t’i hipë pak edhe Nastradinica mbi samarë.

Nastradinit, nuk iu durua më pa folur nga këto provokime partiake politike të “vëllazërim – bashkimit” komunist jugosllav, iu përgjigjë pazarxhiut:

O burrë, nuk e cofë unë gomarin me 60 kg. peshë, por do ta cofë Nastradinica me 120 kg. e ferexhe të zezë mbi samarë në shpinë për në Pazar ta shesë edhe pa pare.

Dhe, gjatë gjithë asaj rruge malore mbi gomarë deri në Pazar, Sot: Nastradin Hoxha i zbriti gomarit nga shpina. Që, t’i hipë pak edhe Nastradinica. Por, fatkeqësisht i hipi Nastradinica me ferexhenë e zezë krahëve. Mezi, që i duken sytë mbi gomar nga shamia e zezë. E cila me siguri derisa të arrij në Pazarin e Kërçovës, jo të Shkupit, me siguri do ta cofë udhës gomarin.

Nastradineca, Sot: i hipi gomarit. E, jo Kalit me shalë