Ballina Bota Terror në Teksas dhe Florida, peshkaqenët sulmojnë disa pushues

Terror në Teksas dhe Florida, peshkaqenët sulmojnë disa pushues

53
0

Disa pushues u kafshuan nga peshkaqenët në plazhet e Teksasit dhe Floridës më 4 korrik, thanë autoritetet vendase.

Një 26-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen në New Smyrna Beach, Florida, të premten.

I riu u kafshua rreth orës 16:15 të së premtes në këmbën e tij të majtë, ndërsa notonte në një tub të brendshëm në ujë 5 metra të thellë. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital.

Ky sulm erdhi pothuajse 24 orë pasi një 21-vjeçar nga Ohio u kafshua në New Smyrna Beach ndërsa luante futboll në ujë dtë enjten pasdite, sipas ‘Volusia County Beach Safety Ocean Rescue’.

Në Teksas, katër persona u ndeshën me një peshkaqen teksa shkonin në ujërat e ishullit Padre Jugor në festën e Ditës së Pavarësisë.