Ballina Aktualitet Vrasja e shqiptares Suela Salilaj në Florida nga bashkëshorti, kushërira saj bën...

Vrasja e shqiptares Suela Salilaj në Florida nga bashkëshorti, kushërira saj bën deklaratën tronditëse

64
0

Me lot në sy, kushërira e Suela Saliajt, e cila u vra na ish-bashkëshorti Renato Muhaj, ngjarje e ndodhur në Florida të SHBA, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

E ftuar për të sqaruar më shumë detaje, Elmira Metaj tha se Muhaj kishte shkuar në shtëpinë e Suelës për t’i marrë vajzën.

“Mos i ndodhtë askujt. Ajo kishte 2 vite e ndarë dhe ai kërkonte t’i merrte vajzën. Vajti për të marrë vajzën dhe bëri atë që bëri. Ja mori vajzën dhe iku. Ajo tentoi tja merrte nga duart dhe ai bëri atë që bëri. Unë nuk e njoh Renaton, nuk e kam takuar kurrë. Nuk di gjë nëse kanë patur konflikte të mëparshme”, u shpreh ajo.

Disa ditë më parë, 34-vjeçari Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua.