Ballina Kronika Akuzohet për mashtrim, pezullohet nga detyra efektivja e policisë në Tiranë

Akuzohet për mashtrim, pezullohet nga detyra efektivja e policisë në Tiranë

22
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një efektive policie në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. Në arrest në shtëpi është lënë 35 vjeçari, me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar.

Sipas AMP, 44 vjeçarja, nënkomisare në komisariatin e policisë nr.1, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me 35 vjeçarin, e ka shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Njoftimi i AMP: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe një shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë B.K., gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.