Ballina Politika ‘Ka ardhur koha ta ndalim’/ Salianji: Kjo qeveri në 3 mandate është...

‘Ka ardhur koha ta ndalim’/ Salianji: Kjo qeveri në 3 mandate është luftë ndaj qytetarëve

28
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas takimit me demokratët e Kavajës i ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i bashkohen protestës e cila është thirrur nga opozita më 11 korrik ora 20:00. Salianji shkruan se gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve.Kujtojmë që prej ditësh të gjithë strukturat e PD-së, po punojnë në terren, ndërsa Berisha i bëri të gjithëve thirrje që të bëjnë të pamundurën që kjo protestë të jetë e madhja që ka parë ndonjëherë Tirana.

Postimi i Salianjit:

Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!
Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!
Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!