Ballina Sport ​Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në...

​Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në histori

25
0

Me eliminimin e mbrëmshëm nga Kampionati Evropian Euro 2024, aventura e Olivier Giroud te Kombëtarja e Francës si duket ka marrë fund.

Olivier Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në histori të “Gjelave”.

Në 137 paraqitje në të gjitha garat, Giroud ka shënuar 57 gola.

Fituesi i Kupës së Francës – një legjendë e vërtetë i cili tani është i gatshëm për aventurën e re në Ligën e Amerikës te Los Angeles FC.