Ballina Editorial Mjerimi kërkon shoqëri!

Mjerimi kërkon shoqëri!

106
0

Nga Kimete Berisha 

1. Në një konferencë para zyrës së kryeministrit, ambasadori amerikan Hovenier e ka shprehur frikën e tij nga serbët që mund frustrohen shkaku i ndalimit të dinarit në Kosovë.
Frikën nuk e ndjente, por e lexonte në letër. Derisa ambasadori e lexonte frikën, dëgjohej një qen që lehte fort.
– Por, më ‘i madh’ se Amerika dukej përkthyesi shqiptar i ambasadorit, i cili pasi që iu bërtiti gazetarëve ‘A jeni gati’, e urdhëroi ambasadorin amerikan:
‘Let’s go’…demek: nisja tash, fol.
– Ambasadori ende nuk e ka kuptuar se me shqiptarë s’ka dialog.
Në çastin që i trajton të barabartë, ata të hipin përmbi.
Provoje, nëse s’të ka djeg deri tash!
2. Frikë gjithandej.
Frikë po ndjen edhe presidentja Osmani.
Nga burimet e mia merret vesh se Presidentja dyshon në ekzistencën e një dhome sekrete brenda Presidencës, se nganjëherë po dëgjohen do zëra, sigurisht bëhet fjalë për mbëdhjet ilegale që mbahen aty mes muresh.
Kryesisht i duket se zërat e kanë bazën prapa portretit të saj në mur, por ka dyshime të bazuara se edhe saksisë me lule dikush po ia ndërron vendin.
3. Dyshimet i janë përforcuar nga rasti i djeshëm kur u zbuluan disa doktorë ilegalë që kanë jetuar në stacionin policor në Prishtinë e askush nuk i ka parë.
Në fakt policia i kanë parë ata serbë ilegalë por asnjëherë s’kanë dyshuar në moralin e tyre.
Xhelal Sveçla tha se ata serbë e kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, aq shumë domethënë kanë qenë të rrezikshëm sa që Drejtësia menjëherë i kanë lënë të lirë sepse ata serbë as nuk kanë provuar të fshihen prej policisë me të cilët kanë bashkëjetuar.
4. Policët shqiptarë nuk e shohin armikun brenda zyreve të veta, por kjo nuk ua pamundëson atyre t’i identifikojë zyret sekrete në Presidencë ku Vuçiçi mund të mbajë mbledhje të rregullta sa për që e heton dikush!
5. Sa më përket mua, unë e kisha lejuar dinarin serb derisa t’i hiqet frika ambasadorit amerikan.
E, përse Amerika frikësohet nga frustrimi i serbëve (ende pa u frustruar) e kryeministri Kurti nuk u frikësohet serbëve, nuk e di askush pse Albin Kurti është trimi më i madh në botë.
6. Shyqyr që ekstremistët shqiptarë nuk e dinë se dinari është valutë e perandorisë osmane dhe përdoret në Irak…
7. Kryeministri Kurti sot u akuzua edhe nga gazetarët lidhur me ligjin e ri të mediave…
për video që do t’u duhet të marrin leje për t’i shfaqur.
Problemi është se gazetarët shqiptarë postojnë video të njerëzve duke dhënë shpirt…
Në fakt shumë portale janë policore, kurrë në asnjë rast nga gazetarët nuk respektohet privatësia, dinjiteti dhe familja e viktimës.
Kjo nuk është liri, është shfrenim.
Prandaj, dikush duhet t’i mbrojë viktimat e gazetarisë, t’i mbrojë viktimat nga gazetarët, se nuk ka logjikë që në një shoqëri të prapambetur dhe fund e krye të korruptuar, vetëm gazetaria të jetë ‘e mirë’! .
8. Më në fund u zbulua misteri se pse Lulzim Hetemin nuk kish kush që e bindte që pas orarit të punës njeriu normal kthehet në shtëpi.
Duke jetuar në një ambient të droguar, domethënë në
mënyrë pasive edhe ai u drogua’!
Prandaj, tash po merr kuptim logjik ajo euforia e tij dhe ai shikimi nga dritarja.
9. Lumir Abdixhiku edhe sot e ka shfrytëzuar ditën për të medituar, dhe siç shihet ka përparuar shumë në fushën relaksit progresiv.
Kur nuk relaksohet, shkon në Rugovë për ta parë se si bora e zë borën, e kur nuk shkon në Rugovë hedh bomba dashurie mbi popull…
Ama, dashuria nuk është premtim, por është provë.
Lumiri nuk e ka asnjë provë!
P.S. Eh, romantika!