Ballina Kronika GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Xhelal...

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Xhelal Rrajën, akuzohet për grup të strukturuar kriminal

21
0

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik në kuadër të operacionit Revanshi.

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.