Ballina Europë Shqiptari nuk ‘heq dorë’, kapet në Angli sërish me ‘shtëpi barì’, sapo...

Shqiptari nuk ‘heq dorë’, kapet në Angli sërish me ‘shtëpi barì’, sapo kishte dalë nga burgu

39
0

Shqiptari Renato Kutrici është arrestuar në Notingham të Anglisë, pasi u kap duke u kujdesur në një shtëpi bari, me vlerën që shkonte mbi 170 mijë paund.39-vjeçari nuk kishte shumë kohë që sapo ishte liruar nga burgu, për të njëjtën vepër penale, teksa avokatja e tij u shpreh se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme nëpërmjet një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para dhe se ishte thjesht i dëshpëruar dhe donte të kthehej te gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Ndërsa hetuesi Dan Scothern tha se Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një adresë në Mardling Avenue rreth orës 8:30 të mëngjesit më 11 prill. Ai tha se oficerët trokitën në derë dhe kur nuk morën asnjë përgjigje ata u futën me forcë brenda.“Kur u futën, i pandehuri qëndronte në korridor me krahët ngritur. Ai kishte veshur doreza kopshtarie dhe ishte i mbuluar me gjethe të gjelbra. Nuk kishte njerëz të tjerë në godinë. Brenda kishte 205 bimë në faza të ndryshme rritjeje dhe secila zonë individuale kishte sistemin e saj me drita, ushqim dhe një sistem ujitjeje. Eksperti i drogës vlerëson vlera e kanabisit, në se do të shitej do të shkonte nga 57,400 dhe 172,220 paund”, tha prokurori.