Ballina Europë Të burgosurit në Britaninë e Madhe do të lirohen pasi të kenë...

Të burgosurit në Britaninë e Madhe do të lirohen pasi të kenë vuajtur 40 për qind të dënimit

44
0

Të burgosurit që kanë kryer 40 për qind të dënimit në Britaninë e Madhe do të lirohen për të reduktuar mbipopullimin në burgje.

Të burgosurit në Angli dhe Uells, me përjashtim të atyre me akuza më të rënda, zakonisht lirohen pasi kanë kryer 50 për qind të dënimit dhe vendimi i ri do të hyjë në fuqi në shtator, raporton Sky News.

Kryetari i Shoqatës së Oficerëve të Burgjeve, Mark Fairhurst, tha se me vendimin e ri, në muajt e parë do të lirohen nga burgu rreth 5500 të burgosur.

Vendimi i ri nuk vlen për ata që kanë kryer krime me dënim prej katër vjetësh e më shumë, si dhe për kriminelët që kanë kryer krime të rënda. Ata aktualisht duhet të kryejnë dy të tretat e dënimit në burg ose Bordi i Lirimit me Kusht duhet të marrë një vendim nëse ata mund të lirohen.

Të burgosurit që do të lirohen më herët në përputhje me vendimin e ri do të monitorohen rreptësisht.