Ballina Kronika Mirditë/ Asgjësohen 374 bimë kanabis, vihet në pranga 27 vjeçari! Procedohet kryeplaku...

Mirditë/ Asgjësohen 374 bimë kanabis, vihet në pranga 27 vjeçari! Procedohet kryeplaku i fshatit

34
0

Policia ka asgjësuar 374 bimë kanabis, në Lëzhe në kuadër të operacionit ‘seven’

Në pranga është vënë autori i dyshuar 27 vjeçari Endri Çupi, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij Jetmir Marku, 33 vjeç.

Policia ka nisur edhe procedim penal ndaj kryebashkiakut të fshatit Batra për shpërdorim detyre.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.

Pas një hetimi proaktiv disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”.

Asgjësohen 374 bimë  kanabis sativa si dhe sekuestrohen dy armë gjahu.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Identifikohet dhe vijon puna intensive për kapjen e bashkëautorit të kësaj veprimtarie kriminale.

Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Batra, për shpërdorim detyre.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe hetimet proaktive  të bazuara edhe në inteligjencën policore.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi disajavor në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Lezhë,   finalizuan me sukses operacionin e koduar “Seven”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

* Endri Çupi, 27 vjeç, banues në fshatin Batra, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij në vendin e quajtur “Përroi Batrajve”, kishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme në distancë nga njëra tjetra, 374  bimë  kanabis sattiva.

Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në njërën nga parcelat duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e vona të mbrëmjes.

Gjithashtu pas një pune intensive hetimore, është arritur të identifikohet  i dyshuar si bashkëautor në këtë aktivitet kriminal, shtetasi Jetmir Marku, 33 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim ku vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të hetimeve proceduriale nga policia, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Endri Çupi, është sekuestruar një armë gjahu çifte pa leje si dhe është bërë bllokimi i po një arme tjetër gjahu me leje.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht për  shpërdorim detyre shtetasi S. Gj., me detyrë kryeplak i fshatit Batra. Ky shtetas dyshohen se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale, në zonën që mbulon.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.