Ballina Politika Urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës/ Dhëndri i Berishës: I lajmëruan të ikin,...

Urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës/ Dhëndri i Berishës: I lajmëruan të ikin, e për gomerët ofrojnë..

32
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i ka kujtuar gjyqtares së Gjykatës së Posacme Antikorrupsion, Irena Gjoka se të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara prej saj ose përfundojnë me zero arrestime, ose me dekonspirim të operacioneve.

Duke iu referuar urdhër-arresteve të fundit të lëshuara nga gjyqtarja Irena Gjoka mbi hetimet e incenetarorit të Tiranës, Malltezi ironizoi gjyqtaren duke u shprehur se i lajmëruan të gjithë të ikin para se t’i arrestojnë, ndërsa për gomerët shton ai, ofrojnë thiatro.
“SPAK dhe Irena me 3 mbiemra: 21 urdhërarreste para 3 javësh – 0 arrest. 8 urdhërarreste sot – 0 arrest. I lajmëruan të gjithë të ikin, e për gomerët ofrojnë thiatro”- shkruan Malltezi.