Ballina Kronika Asgjësohen mbi 5 mijë bimë dhe fidanë kanabis në Shkodër dhe Krujë,...

Asgjësohen mbi 5 mijë bimë dhe fidanë kanabis në Shkodër dhe Krujë, arrestohet 1 shtetas

37
0

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 5638 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis, i koduar “Territor i pastër”.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve kanabis.

Ndërsa Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim (në një arë të mbjellë me misër), në fshatin Thumanë, u gjetën të kultivuara 20 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.