Ballina Politika Spahiu: Rama i dha leje nga burgu Belerit, për të mbyllur konfliktin...

Spahiu: Rama i dha leje nga burgu Belerit, për të mbyllur konfliktin me Athinën

27
0

Kreshnik Spahiu e cilëson dhënien e lejes për Fredi Belerin nga Drejtoria e Burgjeve që të betohet në Parlamentin Europian, si një mesazh që kryeministri Edi Rama i dha Greqisë.

Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se Rama i dha leje nga burgu për të mbyllur konfliktin me Athinën.

”Me këtë leje që i është dhënë Fredi Beleri, Edi Rama i jep mesazh Greqisë dhe ndërkombëtarëve se kur e kishte në dorë drejtësia, ishte e pavarur dhe nuk ndikohej dot politikisht.

Tani që e kam në dorë unë jam i gatshëm të jem tolerant dhe të lejoj Fredi Belerin të vij deri në Strasburg.

Për këtë unë në administratën time mund të ndikojë si qeveri që mos të persekutohem. U arrit ai qëllimi politik që Himara nuk është e Belerit”, – tha Spahiu.