Ballina Rajoni Prezantuesja e televizionit serb për herë të parë tha se gjenocidi kundër...

Prezantuesja e televizionit serb për herë të parë tha se gjenocidi kundër boshnjakëve ndodhi në Srebrenicë

58
0

Në emisionin e para pak ditëve informativ të shërbimit publik serb, në reportazhin për përkujtimin në Potoçar, prezantuesja në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) Ivona Panteliq tha se në Srebrenicë është bërë gjenocid.

“29-vjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës u shënua në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari. Sot u varrosën edhe eshtrat e 14 viktimave”.

Nuk dihet nëse prezantuesja ka bërë një lapsus.

Krahasuar me atë që normalisht kemi mundësinë të shikojmë në RTS, ky është një hap i madh përpara.

Kujtojmë se politika zyrtare e shtetit serb dhe zyrtarëve të tij është mohimi i gjenocidit në Srebrenicë.