Ballina Opinion Arsyet pse ka rënë numri i pushuesve nga Kosova në Shqipëri

Arsyet pse ka rënë numri i pushuesve nga Kosova në Shqipëri

23
0

Nuk është për t’u çuditur pse shqiptarët e Kosovës po vijnë gjithmonë e më pak në Shqipëri.

Kjo nuk është rastësi. Në kohën e diktaturës komuniste  ishin të favorizuar për të ardhur në Shqipëri për pushime një pakicë kosovarësh, pikërisht ata që kishin bindje marksist-leniniste dhe që i shërbenin atij regjimi. Këta kryesisht ishin nga perendimi, kurse për shqiptarët e Kosovës, ata nuk kishin shans që të vinin në Shqipëri në atë kohë, kjo maskuar për arsye ideologjike. Pas rënies së komunizmit në vitet e më pas deri vonë pa u cliruar Kosova, kosovarët që vinin në Shqipëri i nënshtroheshin keqtrajtimeve me gjoba nga policia dhe në shumë e shumë raste edhe ua thyenin makinat, si dhe ua vulosnin pashaportat, pavarësisht se kosovarët iu luteshin autoriteteve policoro-doganore të Shqipërisë se kur ta marrin vesh dhe kur t’i shohin vulat e shtetit shqiptar, autoritetet serbe do t’i keqtrajtoni e t’i burgosnin pse ata kishin hyrë në Shqipëri.

Pas çlirimit të Kosovës, gjatë kthimit të kosovarëve nga perendimi në Kosovë, dihet tashmë se cfarë pasigurie e grabitje iu bëheshin atyre, dhe për këtë arësye shqiptarët e Kosovës kthimin për në Kosovë e bënin nga Igumenica e Greqisë.

Në Shqipëri fatkeqësisht ka pasur dhe vazhdon akoma një paedukatë dhe pa kulturë mikepritjeje, moskomunimkimi dhe mosrespekti, një pakulturë sidomos ne sjelljen karshi pushuesve nga Kosova, kundër të cilëve ushtroheët një standard i dyfishtë për çmimet sipas asaj që thuhet “ec se kosovarë janë këta”, pasi sapo të kuptojnë nga dialekti që je kosovar të ndryshojnë edhe çmimet, gjë e cila nuk ndodh me pushuesit grekë, italianë, serbe, ukrainas, rus e të tjerë. Nëse vijnë dy autobuzë më turistë të huaj, kryesisht lindor bëhet zhurmë e propaganda publike sikur u bë nami, sikur kanë ardhur me qindra e me mijera turistë të huaj.

Kosovarët që vijnë për pushime në Shqipëri nuk janë milionerë, por shumica e tyre marrin kredi kur vijnë në Shqipëri, dhe kundrejt të cilëve kostoja e pushimit është e papërballueshme sepse kërkohen karshi tyre çmime shumë të larta, por që as kushtet nuk janë të atij niveli dhe nuk justifikojnë cmimet, që edhe parkimi për një veturë shkon mbi 10 euro.

Në Shqipëri plazhet janë zënë nga shezlongët, dhe kosovarët duhet të paguajnë edhe hotelin, edhe shezlongët, çmimi i përdorimit të të cilëve është jashtëzakoinisht i madh. Thuhet se tashmë nuk ka turizëm patriotik, dhe patriotizmi turistik nuk duhet të jetë patriotik për kosovarët që të vijnë këtu në Shqipëri, por duhet që pritësit e tyre, shqiptarët nga Shqipëria të jenë mikpritës, dashamirës e patriotë, dhe jo “patriotë” që thonë se kosovarët i kanë vetëm eurot të mira. Duhet thënë e vërteta që gjërat të përmirësohen.