Ballina Kronika Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri, sekuestrohen armë, veshje të...

Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri, sekuestrohen armë, veshje të RENEA-s dhe maska

31
0

Një 21-vjeçar në Dimal është arrestuar nga policia gjatë një aksioni të koduar “Befasia”, të cilit ju gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë. Në pranga ra i riu me iniciale M.G. banues në fshatin Suk të Fierit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, policia gjeti 2 pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të RENEA-s, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti.

21-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, akuzohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.