Ballina Kosovë Vrasja e Hajrizit në Serbi, eksperti befason me deklaratën: Nëse nuk dorëhiqen,...

Vrasja e Hajrizit në Serbi, eksperti befason me deklaratën: Nëse nuk dorëhiqen, Kurti do t’i shkarkojë këta ministra!

42
0

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka reaguar në lidhje me vrasjen në Serbi, të të arratisurit nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se ministri Sveçla dhe ministrja Haxhiu, duhet të japin dorëheqje pas këtij rasti.

Madje, Elezi tha se nëse këta nuk dorëhiqen, atëherë beson se kryeministri Kurti do t’i shkarkojë ata.

Postimi i plotë

Vazhdoj të besoj fortë se ministri i MPB të Republikës së Kosovës, z.Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, si dhe zyrtar të tjerë kompetent do të reflektojnë në këtë situatë të rëndë dhe komplekse, ku minimalisht do të ofrojnë dorëheqjet e tyre nga pozitat zyrtare.

Në rast të njëtit nuk do të dorëhiqen, atëherë besoj shumë se kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti do të i shkarkojë ata, kështu duke treguar se Kosova është shtet ku privilegjet dhe përgjegjësitë janë pjesë e jetës shoqërore e demokratike.