Nepermjet nje statusi Presidenti i Partise Lirise, Ilir Meta ka kujtuar vrasjen e njerit prej prokurorve me te famshem ne Itali, Paolo Borsellino. Ai shprehet se prokurori ashtu si kolegu i tij Giovanni Falcone e pagoi me jete luften e drejte kunder mafies. Ai shprehet gjithashtu se Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.
Postimi i plote i Ilir Metes
Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias!
Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia”
Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani!
Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.
Përmbysja e pashmangshme!