Ballina Sport “Jo, faleminderit! Jam i lumtur te klubi im”, 46-vjeçari refuzon Anglinë

“Jo, faleminderit! Jam i lumtur te klubi im”, 46-vjeçari refuzon Anglinë

22
0

Eddie Howe është një nga të preferuarit e FA-së për pasuesin e Gareth Southgate në pankinën e kombëtares angleze.

Trajneri i Newcastle vlerësohet shumë nga drejtuesit e futbollit ishullor, por 46-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë nga “St. James Park”.

“Dua të qëndroj te Newcastle, por kjo dëshirë e imja duhet të jetë gjëja më e mirë për klubin dhe mua.

E dua klubin, i dua edhe tifozët dhe më pëlqen ku ndodhem në këtë pikë të karrierës sime.

Nuk ka vend më të mirë për mua sesa Newcastle, realisht ndihem shumë mirë”, shprehet tekniku i bardhezinjve.

Howe shuan zërat që e lidhin me stolin e Anglisë, por nuk e mohon se në të ardhmen do të ishte bukur të merrte këtë post.

Dhe drejtuesit e Federatës duhet të studiojnë alternativa të tjera në lidhje me timonierin e ri të “Tre Luanëve”.