Ballina Kulturë Gonxhja ndan pamje nga Parku Arkeologjik Amantia në Vlorë

Gonxhja ndan pamje nga Parku Arkeologjik Amantia në Vlorë

27
0

Parku Arkeologjik Amantia është një monument kulture në qarkun e Vlorës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga ky Park arkeologjik, teksa theksoi se emri i Amantias u përmend për herë të parë në shek. IV para Krishtit.

Amantia u themelua në fund të shek. V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure.

Në shek. III para Krishtit, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, Teatrit dhe Stadiumit.

Përgjatë muajit qershor një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të D.R.T.K – Vlorë, u angazhuan në gërmime arkeologjike, si dhe zbulimin e një varri tjetër monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, varr i cili ndodhet në buzë të rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë (bashkia Selenicë). atsh