Ballina Lifestyle Shpenzoi 50.000 euro për t’u bërë si “kukull Barbi”/ Modelja e Onlyfans...

Shpenzoi 50.000 euro për t’u bërë si “kukull Barbi”/ Modelja e Onlyfans tregon sesi gjoksi i saj nr. 75 është kthyer në makth në lidhjet e saj me meshkujt

22
0

Jessy Bunny, njohur si modelja e Onlyfans dhe qe numëron rreth 277,000 ndjekës në Instagram rrëfeu se të pasurit një gjoks të madh është një dështim në jetën private.

23- vjeçarja e cila bëri 5 operacione dhe shpenzoi mbi 50.000 euro për t’u shndërruar në një “kukull Barbi ” u shpreh se gjoksi saj i madh nr. 75 “i tremb” meshkujt dhe sa ja ka kthyer jetën intime në një makth.

Nga një eksperiencë me të dashurin e saj të fundit ajo tregon sesi ai u mahnit nga gjoksi i saj 3750 cc dhe e harroi fare Jessyn.

Jessy e cila tani jeton në Mallorca të Spanjës, prej vitesh i është nënshtruar operacioneve plastike për të arritur trupin e saj të ëndrrave.

Fotot e saj të vjetra tregojnë nje vajzë  të re të hollë me flokë të shkurtër ngjyrë kafe, syze dhe një pirs në buzë por shndërrimi që ka pësuar 23-vjeçarja në këtë kohë që flasim është shumë i madh.

E pakënaqur me gjoksin e saj natyral asimetrik, ajo bëri ndërhyjren e parë për të zmadhuar gjoksin në moshën 18-vjeçare.  Gjithashtu Jessy iu nënshtrua një ndërhyrjeje në hundë dhe disa procedurave të tjera për rritjen e buzëve dhe të pasmeve.

“Trupi im ofron një gamë të gjerë për të stimuluar imagjinatën, ju mund të hapni profilin tim pa asnjë shqetësim”- tha influenceria. Ndër të tjera ajo shtoi se miqtë dhe familja e saj nuk ishin dakort me zgjedhjen e saj në fillim, por tani e kanë pranuar atë.

“Shpesh ata më pyesin sesi mund ta bëjnë jetën e tyre interesante si timen “-vijoi Jessy.