Lëkundjet e tokës tronditën pjesën perëndimore të ishullit të Kretës orët e para të së dielës. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet ishin me një magnitutë 5.3 të shkallës Rihter në 07.02 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 18 km nën shtratin e detit, rreth 60 km në jug të bregut jugor të ishullut, pranë qytetit të vogël port të Paleochora-s.
Përpara goditjes së mëngjesit, lëkundje me magnitutë më të ulët u regjistruan në rajon. Mbrojtja Civile në vend, nuk raportoi për viktima apo dëmtime në ndërtesa dhe paralajmërim për cunami nuk pati.
“Ne jemi duke vëzhguar fenomenin dhe nuk mund të themi ende nëse ky ishte tërmeti kryesor,” tha sizmologu Gerasimos Chouliaras për radion greke ERT.
Gazetarët e mediave lokale raportuan se ende nuk kishte raportime për të lënduar teksa shtuan se shumë qytetarë u zgjuan nga lëkundjet.
Nën shtratin e detit në jug të Kretës, pllakat afrikane dhe evropiane përplasen, duke rezultuar në tërmete të forta të shpeshta.