Ballina Kronika Gjendet i pajetë pushuesi në Shëngjin, policia nis hetimet

Gjendet i pajetë pushuesi në Shëngjin, policia nis hetimet

47
0

Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për një vdekje natyrale.

Mirëpo do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që të përcaktojë më qartë se çfarë ka ndodhur me pushuesin.