Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bathores, ku një fëmijë 8-vjeç ra nga kati i dytë i banesës dhe ndërroi jetë. 8-vjeçari që humbi jetën tragjikisht do i mungoi familjes, shokëve dhe shokëve. Në lidhje me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe shkolla Halit Coka që ndiqte 8-vjeçari.
Me anë të një postimi thuhet se Shaban Bruçi do i mungojë bankave të shkollës, teksa 8-vjeçarin e cilësojnë si një ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije.
Postimi i plotë:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, nënës, motrës dhe dy vëllezëve , do ju mungojë Shaban Bruçi, ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Shaban. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Shabanit! I paharruar në zemrat tona!”.