Ballina Aktualitet Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i...

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë! I hap derën me zjarrfikëse

60
0

Pas arrestimit për abuzimin me fondet e BE në SASPAC, burime  bëjnë me dije se SPAK ka ushtruar kontrolle ne banesën e Ilir Beqajt në Vlorë.

Shqiptarja.com mësoi se dera e apartamentit në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares në Vlorë është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse pasi ka qenë e mbyllur.

Prej 4 korrikut 2024 ishin ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim. Si GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të butë sigurie.

Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.