Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën ky i fundit përmendi zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.
Si fillim, Gacaferi potencoi se deklarata e Grenellit se nëse politikanët që janë në pushtet nuk janë të gatshëm të pranojnë kompromis, atëherë do shikohet që të gjenden politikanë tjerë në Prishtinë, nënkupton se do bashkëpunojë me LDK, AAK e PDK.
Ai tha se kjo deklaratë lidhet me planin për shkëmbim të territoreve, derisa përmendi edhe treshen Thaçi, Rama dhe Vuçiç.
“Ani unë “besojsha” që LDK ishte kundër “shkëmbimit” të territoreve me Serbinë, e këta paskan punu gjithë kohën me Hashimin që kjo marrëveshje të arrihej, se për Thaçin e Ramën e dija që kanë rënë dakord ta copëtojnë Kosovën dhe ishte marrëveshja me Vuçiq që ajo pjesë që mbetet nga Kosova e copëtuar do i bashkohej Shqipërisë së “madhe”, me President Hashim Thaçin dhe kryeministër Edi Ramën!” – shkroi Gacaferi
Postimi i plotë
Grenell në intervistën për gazetarin e Bild: Nëse, Truamp i fiton zgjedhjet konflikti Ukrani – Rusi do të zgjidhet brenda ditësh, por edhe konflikti Serbi – Kosovë do të zgjidhet brenda ditësh, sepse nëse politikanët e Kosovës që janë aktualisht në pushtet nuk janë të gatshëm të pranojnë kompromis, atëherë do shikohet që të gjenden politikanë tjerë në Prishtinë (lexo LDK AAK PDK) e Tiranë (lexo Edi Ramën) që janë te gatshëm të pranojnë kompromise te cilat janë të pranueshme edhe për Beogradin! Shënimi im: ju e dini qe kompromisi i pranueshëm për Serbinë është vetëm “shkëmbimi”(copëtimi i Kosovës)!
Pastaj, në insistimin e gazetarit gjerman se a po flisni për kompromisin e Uashingtonit ku pritej të nënshkruhej marrëveshja në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, mes Vuçiq – Thaçi – Trump, ku flitej për “shkëmbim” (lexo copëtimi të Kosovës) territoresh????
Grenell: Ajo ishte e vetmja marrëveshje që palët kishin rënë dakord dhe ishin të gatshme ta nënshkruanin, por fatkeqësisht në atë kohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, e kundërshtonte fortë këtë marrëveshje dhe përmes prokurorit Smith qe ishte njeri i afërt me demokratet në SHBA, ia arritën qëllimit që të ngrisin padi kundër presidentit të Kosovës, Thaçit e kështu të parandalonin nënshkrimin e marrëveshjes Serbi – Kosovë!
Ani unë “besojsha” që LDK ishte kundër “shkëmbimit” të territoreve me Serbinë, e këta paskan punu gjithë kohën me Hashimin që kjo marrëveshje të arrihej, se për Thaçin e Ramën e dija që kanë rënë dakord ta copëtojnë Kosovën dhe ishte marrëveshja me Vuçiq që ajo pjesë që mbetet nga Kosova e copëtuar do i bashkohej Shqipërisë së “madhe” me President Hashim Thaçin dhe kryeministër Edi Ramën!