Dritan Dajti ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë mortore të nënës së tij e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
Dajtit iu miratua leja nga drejtoria e burgjeve. I shoqëruar nga dhjetëra forca policie dhe forcat RENEA, ai u shoqërua nga burgu i Peqinit në drejtim të Tiranës.
I lidhur me pranga me efektivë të policisë, me syze të zeza dhe i veshur me një bluzë blu të errët, Dajti shihet pranë varrit të së emës.
Pas përfundimit të ceremonisë mortore, i dënuari për vrasjen e 4 policëve, u rikthye nën masa të rrepta sigurie në burgun e Peqinit, ku duhet të vuajë burgimin e përjetshëm.
Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.
Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.