Ballina Politika Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Pirro Vëngu emërohet Ministër i Mbrojtjes....

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Pirro Vëngu emërohet Ministër i Mbrojtjes. Vite më parë refuzoi të kryente shërbimin ushtarak në Greqi

59
0

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës  Pirro Vengu, është emeruar Minister i Mbrojtjes duke zevendesuar keshtu Niko Peleshin.

Por kush është  Pirro Vengu? Ai ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Vengu ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.

Por Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.

Madje kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit.

Vengu zëvendëson në këtë post, Agron Taren, i cili dha dorëheqjen.