Ballina Kosovë ‘Lajm i keq’ për Kosovën, ja çka mund të ndodhë nëse rikthehet...

‘Lajm i keq’ për Kosovën, ja çka mund të ndodhë nëse rikthehet Trump në pushtet – përmendet dhëndri i tij dhe Grenell

39
0

Largimi i presidentit Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, ka nxitur reagime të mëdha.

Krahas kësaj, ish-presidenti Donald Trump është, po ashtu, lart në sondazhe.

Një mandat i dytë i Trumpit nuk po cilësohet si një sinjal pozitiv për Kosovën.

Pasi, vlen të theksohet se, gjatë mandatit të tij të parë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por zyrtarë të administratës së tij janë kritikuar në Kosovë për më shumë anim nga Serbia.

E në lidhje me këtë temë, në një intervistë për REL, foli Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju Jork.

Si fillim, ajo tha se ka pasur favorizim të Serbisë nga ana e administratës së Trumpit, në këtë rast përmendi Jared Kushner [dhëndri i Trumpit] dhe Richard Grenellin.

“Po, mendoj se ka pasur një favorizim të hapur ndaj serbëve. Jared Kushner [dhëndri i Trumpit] ka bërë një marrëveshje me Qeverinë serbe për një pasuri të paluajtshme.

Richard Grenell, i cili mund të bëhet sekretar i Shtetit nëse Trump zgjidhet sërish president, është vizitor i shpeshtë i Serbisë”.

Po ashtu, profesoresha tha se është e natyrshme që Kosova të ‘mërzitet’ për një rikthim të mundshmëm të Trumpi.

Ajo vlerësoi se situata është e vështirë.

“Kështu që e kuptoj pse [në Kosovë] mund të ndihen paksa të mërzitur për këtë. Është një situatë e vështirë. Trump, për shembull, ka thënë se do ta nxirrte SHBA-në nga NATO-ja. Një gjë e tillë do të ishte goditje e drejtpërdrejtë mbi Kosovën, që ka prani të NATO-s në territorin e saj e që, me gjasë, e ndalon [presidentin e Serbisë] Aleksandar Vuçiq të kalojë kufirin”, përfundoi Tanya Domi.