Ballina Politika Cilat janë klanet që përplasen brenda PS? Gazetari i njohur shpjegon “luftën”...

Cilat janë klanet që përplasen brenda PS? Gazetari i njohur shpjegon “luftën” në selinë rozë

28
0

Gazetari Albi Xhunga i pyetur nga moderatorja Mirela Milori tha për një emision televiziv se tashmë dy klanet brenda Partisë Socialiste janë bërë të dukshme edhe për publikun.

Ai tha se në selinë rozë tashmë është klani i Belinda Ballukut i cili duket të jetë në ngritje dhe ai i Erion Veliajt i cili sipas gazetarit është në zbritje.

Sipas Xhungës kryeministri Rama gjithashtu po përpiqet t’i paraprijë strukturës së posaçme anti-korrupsion duke rrëzuar një nga klanet.

“Kemi të bëjmë me një luftë klanesh në Partinë Socialiste, shenjat e të cilës janë bërë të dukshme për publikun. Për shembull, zonja Balluku teksa dilte nga SPAK me një buzëqeshje vetëkënaqësie u deklaronte gazetarëve se këtu u thirra për inceneratorin e Tiranës.

Duket se këtu ka një përplasje të Klanit të Ballukut që po ngrihet dhe të klanit të veliaj që po rrëzohet. Edi Rama përpiqet ti paraprijë sturkturës së posaçme anti-korrupsion, duke rrëzuar një klan e duke ngritur klanin tjetër”,-tha Xhunga.