Ballina Politika “Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave është antikushtetues”, Basha: Kanë frikë nga...

“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave është antikushtetues”, Basha: Kanë frikë nga drejtësia, po bëhemi gati ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese

32
0

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të kësaj force politike. Basha ka komentuar votimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazar antikushtetues mes Ramës dhe Berishës, të cilët ndajën halle të përbashkëta me drejtësinë. Ai gjithashtu deklaroi se po bëhet gati drafti për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese sepse formula është antikushtetuese dhe bie ndesh me standartet minimale për zgjedhje të lira.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhru 3-4 ditët e fundit, jo vetmë ne që e kemi përjtuar këtë prej shumë kohës në kurriz të kazuave të PD, në kurrizë të kazuave të opozitës, por mbarë qytetarëve shqiptarë, përfundimisht e kanë kuptuar që prej vitesh po luhet një Pazar i ndyrë në kurrizin e tyre.

Pazari është midis Edi Ramës dhe Sali Berishës. Pazari është që Edi Rama të vazhdoj të mbetet kryeministër, në këmbim që Sali Berisha të vazhdoj të mbaj peng opozitën, për t’i shërbyer secili hallit të vetë.

Ka një shprehje popullore që thotë se halli-hallit nuk i ngjan, në këtë rast nuk është e vërtetë, në këtë rast kanë të njëjtin hall. Problemet që kryeministri dhe ish-kryeministri kanë, janë probleme të drejtësisë.
Njëri në hetim për korrupsion, tjetri ka disa çështje, njëra më e rëndë se tjetra. Të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, jo vetëm politikë dhe institucional, por edhe personal, që e implikojnë me përgjegjësi penale.

Për një kohë të gjatë, për 34 vjet në fakt, jo vetëm kryeministrat, por edhe njerëz me pushtet më të pakët institucional, janë mësuar t’ia hedhin përmes pandëshkueshmërisë sepse deri para pak kohësh, të paktë ishin ata prokurorë apo gjyqtarë që e çonin ndër mend të hetonin një kryeministër në detyrë, apo ministra në detyrë. Mirëpo kjo e ka ndryshuar me ardhjen në jetën institucionale të SPAK, e natyrisht me investimin e madh të besimit të publikut te këta, sigurisht me mbështetjen e partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Sepse të gjithë e kemi kuptuar prej kohësh, se e vetmja mënyrë pët ta çuar Shqipërinë drejt stacionit përfundimtar të integrimit Europain, është të garantojmë diçka pa të cilën nuk mund të ketë Europë, në kuptimin që nuk mund të ketë treg, s’mund të ketë liri tregu, s’mund të ketë ekonomi, s’mund të ketë mirëqenie, s’mund të ketë meritokraci, s’mund të ketë konkurrencë, s’mund të ketë zgjedhje, dhe kjo është barazia para ligjit.
Lufta e Berishës dhe Ramës është kundër barazisë para ligijit, këta e shohin veten si pronarë të Shqipërisë.

Edhe akti i të premtes së kaluar është hiç më pak se shprehje e mendësisë së tyre se këta janë padronët e shtetit, padronët e zgjedhjeve, padronët e parlamentit. Natyrisht, gjurmët e marrëveshjes janë kudo, por kemi ujkun. Ç’na duhen gjurmët, kur kemi ujkun. Pas vendimit për të mbyllur listat, janë hedhur në justifikime që i kanë identike me njëri-tjetrin.
Fakti është që Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj i hapi listat, ky është një fakt i pranuar botërisht, nga përfaqësia diplomatike e OSBE-së në Tiranë, zyrtarisht, e pranuar publikisht ngga përfaqësuesit politik të PS.
Ndërkohë që gënjeshtra e Sali Berishës, që “ne i donim pak të hapura listat, por i donte PS-ja të mbyllura”, e nxjerr zbuluar si bashkëpunëtor të nënshtruar të Edi Ramës. Në fakt Damian Gjuknuir i Edi Ramës ka thënë të kundërtën, ka thënë që listat janë 100% të hapura, në qoftëse ka vullnet, mbeten ta hapura.

Por fakti është se vullneti që prevaloi është vullneti i diktuar nga frika për të emëruar kamikazë, për të emëruar rojëtarë, dhe jo për të lënë qytetarërt të zgjedhin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një hile për të emëruar deputetët, është një hile që tejkalon edhe pafytyrësinë e gjysmë hapjes së 2021-shit.
Tani e kanë izoluar plotësisht 1/3 e listës, për çdo parti që merr pjesë në zgjedhje.
Edhe nëse një kandidat në listat e hapura merr 7 mijë, 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë vota, por partia mbetet brenda numrit të mandateve të fiksuara, që në Tiranë është 12, 1/3-ta, ky kandidat mbetet jashtë dhe votat e tij i shkojnë kandidatëve të emëruar nga kryetari. Kjo padiskutim është antikushtetuese, kjo i bie ndesh çdo parim, jo vetëm kushtetues, por minimumit të standarteve të të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndaj bazuar mbi këtë dhe mbi shkelje të tjera të kushtetutës, ekipi më i mirë i juristëve kushtetues që ka Shqipëria, me asistencë të konstitucionalistëve më të mirë të Europës, po bëjnë gati çështjen për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese.