Ballina Politika Ndryshimet në qeveri/ Analisti Mërtiri sulmon kryeministrin: Rama i ka bërë zakon,...

Ndryshimet në qeveri/ Analisti Mërtiri sulmon kryeministrin: Rama i ka bërë zakon, i bën sepse ka qeverisur keq…

36
0

Përmes një interviste televizive analisti Ergys Mërtiri komentoi ndryshime të bëra në kabinetin e Ramës, ditën e djeshme nga vetë kryeministri.
Mërtiri tha se këto ndryshime tregojnë asgjë tjetër veç se faktin se ka qeverisur keq dhe nuk do t’i marrë vetë fajet, duke ia faturuat fajet atyre me të cilët ka punuar.

Mërtiri: Këto ndryshime janë zakon nga Rama, pasi është kryeministri që bën me shumë ndryshime. Kjo nuk tregon gjë tjetër veç se faktin se ka qeverisur keq dhe nuk do t’i marrë vetë fajet, duke ia faturuar fajet atyre me të cilët ka punuar.
Në vend që të ndryshohet kreu i qeverisë, ndryshon ministrat. Mendoj se është i vetmi kryeministër në botë që ka nxjerrë në maksimë që thotë se përgjegjësia është personale për ata që kapen në vjedhje, pra ky nuk ka përgjegjësi për vjedhjen e ministrave të tij.