Ballina Politika Dha dorëheqjen pas sherrit për guroren, vajza e ish-deputetit Rraja zgjidhet anëtare...

Dha dorëheqjen pas sherrit për guroren, vajza e ish-deputetit Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS

29
0

Partia Socialiste mblodhi më 28 korrik Kongresin, ku u bë votimi edhe për anëtarët e rinj të Asamblesë. 1330 delegatë votuan për 156 anëtarët e rinj.

Por ajo çfarë vihet re në listën me anëtarët e rinj të PS, shihet se është zgjedhur si anëtare Albora Rraja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja. Kujtojmë që ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati pas skandalit në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit Rarja u përfshinë në dhunën për guroren.

Në dhunë u përfshinë edhe djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja. Ara dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli banorët e Borizanës pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Anëtarët e fisit Rraja filmuan të gjithë episodin babarbar për të kërcënuar më tej banorët e tjerë të zonës se nëse do të ankoheshin për guroren do të kishin të njëjtin fat si Majat.

Dy vëllezërit e ish-deputetit, djali i tij, nipi dhe pronari i gurores Përparim Rraja rezultojnë ende në kërkim