Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer momentin kur zbuloi tradhtinë e bashkëshortit pas 25 vitesh martesë. Artisja e njohur rrëfeu se zbuloi se babai dy fëmijëve të saj, Sokol Stafa tregoi se kishte dëgjuar për tradhtinë e tij, por theksoi se nuk i beson gjërat pa e parë vetë. Ajo u shpreh se vërtetoi tradhtinë bashkëshortore kur fotot e të shoqit me të dashurën e tij u publikuan në portale.
“Nuk është vendim i lehtë. Vendimi për t’u ndarë ka qenë tradhtia bashkëshortore, unë e marrë si mungesë respekti ndaj personit që kalon një kohë të gjatë. Unë nuk e toleroj tradhtinë, mungesën e respektit, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një marrëdhënie martesore. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ishte vendim i marrë përnjeherë. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve.
Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Për të besuar diçka duhet ta shohësh vetë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal… Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton”, tha Alma Bektashi. Tradhtia e ish-bashkëshortit të Alma Bektashit u zbulua në qershor 2021, nga vetë e dashura e tij.