Ballina Kosovë Sulmoi fizikisht efektivët e policisë, përfundon në pranga

Sulmoi fizikisht efektivët e policisë, përfundon në pranga

133
0

Është arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht ata.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.