Ballina Kosovë Ramush Haradinaj thirrje Vjosa Osmanit: Distancohu nga Albin Kurti

Ramush Haradinaj thirrje Vjosa Osmanit: Distancohu nga Albin Kurti

25
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkoi presidentes Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Ish-kryeministr i tha se Osmani ka kërkuar votë për këtë koalicion qeverisës për zhvillim ekonomik dhe orientim euroatlantik gjë që nuk po ndodhë.

“Mendoj që i takon presidentes Osmani të distancohet në tërësi nga qeveria dhe nga ky koncept humbës qeverisës. Besoj se nuk është rastësi ajo çka po ndodh dhe nuk dua të lëshohem në ato çka po thuhen, por është koha e duhur që presidentja t’i kërkoj falje qytetarëve pasi në ato që ka besuar dikur nuk kanë ndodh.”

Duke e quajtur  ofendim mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin konsultativ të presidentes Osmani me liderët për datën e re të zgjedhjeve, Haradinaj u shpreh se kryeministri dëshiron që të mbesë sa më gjatë në pushtet dhe idetë e tij për zgjedhje të parakohshme nuk kanë qenë serioze.

“Nuk guxon kryeministri Kosovës me pas aktivitete të tjera kur e fton presidentja për një temë si zgjedhjet nacionale. Të mërkurën është vërtetuar se ata po kërko֝jnë që një ditë më shumë të mbesin në pushtet.”

Kreu i AAK-së theksoi se Millan Radoiçiç u fuqizua edhe më shumë me ardhjen e Kurtit në pushtet duke përmendur “axhenda të dyshimta” të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për fat të keq kemi pa ato që ndodhën me ardhjen e këtyre. Radoiçiç e ndërtoi vilën e madhe në kohën e qeverisjes Mihali, Kusari dhe Kurti. Njëkohësisht mori guximin të sulmojë Kosovën në një sulm terrorist ku humbi jetën një zyrtar policori Kosovës.”

Haradinaj mbrojti propozimin që zgjedhjet të mbahen më 26 janar 2025 ndërsa shtoi se kanë filluar diskutimet brenda partisë për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë.