Ballina Aktualitet Vullnetarë pastrojnë Porto Palermon, mes tyre Olen Çezari: Mesazh për qytetarët që...

Vullnetarë pastrojnë Porto Palermon, mes tyre Olen Çezari: Mesazh për qytetarët që ta duan mjedisin

34
0

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi në Porto Palermo për një mjedis të pastër.

Në kalanë e Porto Palermos në qarkun Vlorë, mbahet  edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë zonë figura të rëndësishme të botës së artit dhe jo vetëm, si një promovim i shtuar ndaj vendit tonë.

Në prag të nisjes së edicioni të këtij viti me ndihmën e vullnetarëve bëhet pastrimi i të gjithë zonës. Një fushatë e cila ka në thelb sensibizimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit të përbashkët.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu bashkua grupit të vullnetarëve për pastrimin e zonës përreth kalasë së Porto Palermos.

Balluku e cilësoi Porto Palermon një nga zonat më të bukura të vendet për sa i takon të gjithë komponetëve mjedisor, historik e kulturë.

Për Olen Çezarin kjo nisëm është një mesazh për qytetarët për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit dhe ruajtjes së tij, ndërsa vetë Festivali sjell emra të rëndësishëm në Porto Palermo, një ndër pikat më të rëndësishme turistike të vendit e cila tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.