Ballina Politika “Rinasi ka thyer rekord”, Rama nis pushimet në Dhërmi: Spostuam aeroportin e...

“Rinasi ka thyer rekord”, Rama nis pushimet në Dhërmi: Spostuam aeroportin e Beogradit në vend të dytë! Gojët me qime s’thonë dot se…

57
0

Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmiu, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra, të cilat i ka marrë vetëm një natë më parë.

Kryeministri Rama thotë se 1.2 mln pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.

“Ca ditë pushim, prej 10 vitesh në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora shifrat, nga aeroporti kanë hyrë 1 mln e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka rritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, e paimagjinueshme pak vite më parë. Për shifrat e aeroportit s’mund të thonë as gojët me qime të atyre që nuk pushojnë, u zbras Shqipëria tani edhe nga turistët.

Në vlerë absolute për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit. Shifrat në Morinë, gjatë këtij viti 175 mijë automjete më shumë se vjet, në korrik 3 mijë më shumë se vjet. Teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është zero me xhufkë.

Shifrat nga dogana janë një rritje krahasuar me vjet, më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri. E habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona ti gëzohet suksesit të Shqipërisë. Megjithatë shyqyr që është një pjesë e vogël që zvogëlohet, krahasimisht me Shqipërinë që rritet. Për disa është shyqyr që i kemi, si hudhrat në duart e shpive që e mbrojnë vendin nga syri i keq. Pushime të mbara dhe askush të mos mendojë se ne s’po mbajmë shënime për të nxjerrë mësime, që në sezonin e ardhshëm të kemi edhe më shumë mbarësi dhe më shumë cilësi. Maja e Shqipërisë 2030 është një objektiv strategjik, është gjithmonë e më afër, por për të arritur është një sfidë që duhet përballur me shumë mund, vullnet, durim, por mbi të gjitha me një bindje absolute se Shqipëria do jetë kampione e turizmit” – thotë Rama ndër të tjera.