Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv situatën politike dhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha ditën e djeshme. Ngjela thotë se Basha duhet të jetë me aktiv, ndërsa shton se PD duhet të rigrupohet që të kthehet opozita në Shqipëri.
“Nuk është aktiv në kuptimin politik Basha, ka partinë ligjore, por duhet të dijë të zgjedhë. Figurat i kanë humbur votat e karizmën nuk mund të drejtojnë dot një parti. Ai pavarësisht se ndoshta nuk është i konsumuar, ka bërë nëj akt që do mbetet në histori. Ka përjashtuar Berishën nga PD. Duhet që të jetë aktiv. (…) Nuk e ka punë të lehtë. PD duhet të rigrupohet që të kthehet opozita në Shqipëri”, tha Ngjela.
Ngjela thotë se Berisha me 99.9% do të dënohet për aferën Partizani dhe më pas nuk do të mund të drejtojë me një parti e as të ketë forcë politike. Në këtë pikë, sipas Ngjelës do të shihet se sa të aftë do jenë dy grupet në negociatat për bashkim.
“Ai është nën akuzë, është në arrest shtëpie. Berisha është në SPAK, e ka të rrezikshme deri në 99.9% që do dënohet. SPAK një pafajësi ka dhënë. Në momentin që do marrë dënimin dhe kur dënimi të marrë formën e prerë s’do jetë më në politikë.
PD ka kohë, pasi të kalojë dy shkallët e gjykimit dhe të jetë i dënuar, s’ka më forcë juridike të drejtojë parti, nuk e lejon ligji. Do shohim se sa të aftë do jenë negociatorët e dy krahëve të PD për të krijuar PD e re. Rama po e saboton se ka shpresën tek Saliu. Saliu ka ikur e ka qarë Rama, se vetëm me figurën e tij fiton”. vijoi Ngjela.
Ngjela komentoi edhe ndryshimet në qeveri, krijimin e ministrisë
“Është çështje e tij, ne do shikojmë. Që të bëhet një ndryshim në qeveri, duhet të krijojnë institucione të reja, ose të bashkohen disa institucione juridike. Duhet të presim se ca rezultati do ketë. Nëse ky e ka bërë pas studim, do jetë skandal. Unë besoj se ka pasur një studim, pse duhen bashkuar këto ministri. Nuk duan shtetin këta, kanë ardhur për karrigen e tyre.
Tani kanë një frikë, SPAK. Këta kanë futur duart. Kushdo që ka futur duart nuk ka shpëtim. Ma ka thënë Blinken do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni”, tha Ngjela.