Ballina Europë Francë/ Alarm për bombë në Paris, shumë pranë stadiumit të Lojërave Olimpike

Francë/ Alarm për bombë në Paris, shumë pranë stadiumit të Lojërave Olimpike

21
0

Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar.

Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë.
Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.
Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës.
Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00, seanca e dytë e pasdites fillon në orën 17:40.

Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin.
Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.