Ballina Aktualitet Ministri i ri nis “furtunë” te Financat, drejtori i politikës fiskale Nikolla...

Ministri i ri nis “furtunë” te Financat, drejtori i politikës fiskale Nikolla Lera largohet nga detyra

43
0

Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, ministri i ri i Financave, Petrit Malaj duket se ka nisur “spastrimet” e punonjësve në këtë institucion.

Drejtori i Politikës Fiskale Nikolla Lera është larguar nga Ministria e Financave.

Nikolla Lera largohet nga Ministria e Financave me kërkesë të ministrit të ri Petrit Malaj.

“Nikolla Lera lirohet nga pozicioni Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Politikave Tatimore. Në Ministrinë e Financave dhe regjistrohet nga Njësia Përgjegjëse në “Listën e anëtarëve të TND-së në pritje për t’ u caktuar në një pozicion të rregullt”, thuhet në njoftim.