Ballina Kronika Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari...

Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari (EMRI)

25
0

Arrestohet 49-vjeçari nga Lushnja, tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar. Autori është identifikuar si Gentjan Hasalla.

Pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), ka një konflikt, uniformat blu menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.