Ballina Aktualitet Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri që...

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri që të zgjidhë problemet e vjetra

43
0

Me gjithë se një ndër bashkitë më të zhvilluara në turizëm, Himara mbetet një bashki e varfër ku njerëzit vijojnë të largohen. Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e vendit, edhe bashkia bregdetare vuan nga një shkallë e lartë e informalitetit në ekonomi. Pavarësisht emrit të përveçëm dhe logos së partisë politike që përfaqëson, kryetari i ri i Bashkisë Himarë që do të dalë pas zgjedhjeve të 4 gushtit do duhet të zgjidhë hallet e vjetra të banorëve aty.

Mal, det, pak më tutje ca fusha të vogla…. Himara është një ndërthurje peizazhesh natyrore, ku shfaqet e gjallë edhe ndërhyrja e dorës së njeriut. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër, ku dominon ashpërsia e relievit dhe që vijon derisa zbret në qytezë. Aty shfaqen paralelisht mali në njërën anë dhe deti në anën tjetër. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike, me në qendër turizmin, peshkimin, blegtorinë e bujqësinë me veçanërisht ullishtet. Por pavarësisht këtyre avantazheve, Himara është ndër 10 bashkitë me numrin më të ulët të popullsisë, ndërsa renditet e dyta pas Dropullit në drejtim të densitetit për shkak të largimeve të shumta. Sipas Censit të fundit të Popullsisë dhe Banesave aty jetojnë 8 mijë e 823 banorë, rreth 15 për qind të të cilëve pakicë greke. Bashkia jugore shtrihet në gati 572 kilometër katrorë sipërfaqe dhe përbëhet nga tre njësi administrative.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Himara është e njohur për plazhet e saj joshës, shumica e të cilave janë me gurë të vegjël, edhe pse disa kanë rërë. Ndër ta veçohen Livadhi dhe Potami, bashkë me Llamanin që tërheqin më shumë vizitorë në verë. Në pika të ndryshme uji i detit është i ftohtë, për shkak të burimeve nëntokësore. Vitin e shkuar plazhet e Himarës u vizituar nga mbi 5 milionë pushues duke i dhënë gjallëri jetës sociale dhe ekonomike të zonës. Si pasojë e të ardhurave të shkuara, buxheti i Bashkisë Himarë këtë vit tejkaloi 1.8 miliardë lekët, niveli më i lartë ndonjëherë. Të ardhurat nga taksat, të ardhura nga tarifat, të ardhura nga shitja e pronës dhe dhënia me qira, të ardhura të trashëguara dhe grante qeveritare. Pjesa më e madhe të ardhurave erdhën si trashëgimi nga viti 2023, ndërsa pjesa tjetër nga taksat e tarifat bashkë me transfertën e pakushtëzuar që qeveria i dha.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Duke qenë një bashki me pothuajse 4-fishim të popullsisë së saj në sezonin e verës, gati 820 milionë lekë këtë vit u planifikuan për investime kryesisht në infrastrukturën rrugore.. Pjesa tjetër e parave ka shkuar për mallra e shërbime, paga e sigurime si dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura. Bashkia e vogël vijon të mbajë mbi supe borxhe të mëdha, ende të pashlyera.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Mbetjet janë një sfidë ende për bashkinë. Kjo si pasojë e turizmit masiv. Mbi 34 për qind e shpenzimeve operative këtë vit do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve. Pjesa tjetër e parave i dedikohet turizmit kulturor, rrugëve në zonat rurale të bashkisë dhe mbrojtjes së pyjeve. Si pasojë kryesisht e zjarreve, në dekadën e  fundit bashkia ka humbur dhjetëra hektarë me pisha.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Bashkia ndahet në dy territore shumë të ndryshme: zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore e cila aktualisht po pëson ndryshime të shumta lidhur me zhvillimin e saj, duke pasur një frymë-mareje nga “Rruga e Lumit”, një segment i shumëpritur nga gjithë banorët e zonës së njësisë administrative Horë-Vranisht, duke bërë të mundur lidhjen me rrugë direkte me qendrën e Himarës në jo më shumë se 30 minuta. Ky investim i rëndësishëm do të bëjë të mundur hapjen e kësaj zone nga vizitorët e huaj dhe ata vendas duke sjelle me tej rritjen e zhvillimit të saj ekonomik. Bashkia e Himarës përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në drejtim të bujqësisë. Vitin e shkuar në territorin e bashkisë pati 1 mijë e 68 ha me ullinj, 17 ha me agrume dhe 2 mijë e 335 ha me bimë të mbjella.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e vendit, edhe Bashkia Himarë vuan nga një shkallë e lartë e informalitetit në ekonomie. Pavarësisht se mund të konsiderohet si “kryeqendër e turizmit”, në bashkinë jugore numërohen vetëm 612 biznese të regjistruara, ndërsa paga mesatare llogaritet në pak më shumë se 53 mijë lekë.

Himara në shifra! Profili i bashkisë që pret kryetarin e ri

Pavarësisht emrit të përveçëm dhe logos së partisë politike që përfaqëson, kryetari i ri i Bashkisë Himarë që do të dalë pas zgjedhjeve të 4 gushtit do duhet të zgjidhë hallet e vjetra të banorëve aty. Lisat e probleme nis me infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm dhe kulmon me legalizimet e ndërtimeve pa leje me 1 mijë 13 dosje të hapura dhe frenimin e largimeve, veçanërisht të të rinjve./ A2