Ballina Editorial Ruga e Plazhit të Durrësit, një tmerr urban dhe turistik

Ruga e Plazhit të Durrësit, një tmerr urban dhe turistik

0
28

Nga Skënder KAPITI

Pushuesit vëndas, ata kosovarë dhe të huaj nuk kanë vërejtje as për shërbimin në hotele, as te cmimet në plazhin e Durrësit, por problem dhe skandal i vërtetë është  Rruga kryesore e Plazhit të Durrësit, ajo nga Ura Dajlanit -Plepa, të cilën cuditërisht, aty u ndërhy duke e ngushtuar aq shumë, sa që në kohët e sezonit turistik më lehtë shkon nga Durrësi në Tiranë se sa që përshkohen me autoveturë ato 5 kilometra nga  Ura e Dajlanit-Plepa. I gjithë ky segment rruge e ka bërë jetën turistike dhe madje edhe të banorëve, nxënësve të dy shkollave dhe sidomos të pushuesve të shumtë që vijnë kryesisht e tradicionalish nga Kosova, ua kanë bërë pushimin shumë stresant e të ndotuar nga gazrat e makinave, që qëndrojnë varg dhe shumë gjatë duke djeguar shumë fish herë me shumë karburant kot duke qëndruar në vënd, nga zhurmat dhe boritë. Cilido që kalon në atë rrugë thotë e shprehet se c’është ky skandal. Këtë rrugë e shohin dhe kalojnë në të edhe policët bashkiakë  dhe administrata bashkiake dhe tatimore, e shohin policia rrugore  dhe ajo e zjarrfikësve dhe ambulancat mjekësore që edhe ato lëvizim me shumë vështirësi, dhe madje e shohin edhe  shtetarë nga qeveria qëndrore, dhe të gjithë thonë se ky është skandal por askush nuk merr inisiativën për të ndërhyrë dhe për ta bërë ndreqjen e saj dhe kthimin në funksioninm ashtu sic edhe ishte kohë më parë kjo rrugë. Kjo ndërhyrje nuk kërkon as kosto kushedi se cfarë dhe mund të realizohet për 15 ditë, por nuk intersohet dhe as nuk preokupohet as Bashkia dhe as pushteti për kthimin në normalitet të funksionimit kësaj rruge dhe të turizmit. Kjo rrugë është aq skandal  edhe pse tashmë  edhe është ndërttuar buzë detit një shetitore e mrekullueshme. Duhet ndërhyrë, dhe ndoshta a mos vetëm nëse e shikon kryeministri  këtë problematikë.Janë ndertuar me qindra kilometra rrugë dhe autostrada  dhe janë hapur tynele  me kilometra, por si ka mundësi që në Plazhin më të madh e më të frekuentuar në Shqipëri, këtë të Durrësit të jetë në këtë gjëndje kjo rrugë si njw rrugë lagjeje. U ngushtua së tepërmi kjo rrugë gjoja për të ndërtuar mbi të një trotuar, por tani që pushuesit kanë se ku të shëtisin në shetitoren moderne buzë  Plazhit, pse mos t’i kthehet kësaj rruge normaliteti dhe gjëndja mirëfunksionale e dikurshme.