Ballina Kosovë Paradite në Shkup takim me Mickoskin, në mbrëmje Kurti në Taukbahçe për...

Paradite në Shkup takim me Mickoskin, në mbrëmje Kurti në Taukbahçe për takim me mërgimtarët

21
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot do të takoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së, në kuadër të vizitës në orën 10:00 është paralajmëruar takim tet-a-tet në mes dy kryeministrave, Mickoski dhe Kurti.

Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.

Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka dekalruar zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Pas takimit me Mickovskin, kryeministri Kurti në mbrëmje do të kthehet në Prishtinë ku do të marrë pjesë në organizmin që Lëvizja Vetëvendosje e bën sonte për mërgimtarë nga ora 20:00, në parkun Taukbahçe në Prishtinë.

Folës në këtë pritje do të jetë edhe Kurti, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sonte prej orës 20:00, në parkun Taukbahçe në Prishtinë (afër fushës së KF Rilindja) takohemi në pritjen e sivjetshme që kemi organizuar për mërgatën. Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë.”, thuhet në njoftim.