Ballina Bota ​Izraeli zbulon tunelin masiv të kontrabandës për automjete në kufirin Gaza-Egjipt

​Izraeli zbulon tunelin masiv të kontrabandës për automjete në kufirin Gaza-Egjipt

25
0

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) zbuluan një tunel që është i mjaftueshëm për të lejuar kalimin e automjeteve në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit, thanë zyrtarët të dielën.

Tuneli 10 metra i gjatë u gjet javën e kaluar në të ashtuquajturën Rruga e Filadelfit, ndërsa trupat e IDF ishin në zonë për të kërkuar rrugë tunelesh që terroristët e Hamasit besohej se po përdornin për të kontrabanduar armë.

IDF tha në rrjetin X, se trupat e tyre kanë eliminuar dhjetëra tunele të tilla në zonë dhe do të vazhdojnë të zbulojnë dhe shkatërrojnë të tjerë që mund të gjejnë.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gaza dhe vrasjes javën e kaluar të një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban dhe udhëheqësit kryesor politik të Hamasit në Iran. Irani dhe aleatët e tij kanë fajësuar Izraelin dhe kanë kërcënuar me hakmarrje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të dielën se shteti i tij është tashmë në një “luftë shumë-frontesh” me Iranin dhe përfaqësuesit e tij dhe ishte gati për çdo skenar.

Ndërsa zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, tha sot në një konferencë për media se janë në gjendje të plotë gatishmërie.

“Për momentin nuk ka asnjë ndryshim në indikacionet e sigurisë për popullatën. Në të njëjtën kohë jemi në gatishmëri shumë të lartë”, tha ai, raporton ANSA.

Sipas Sky News Arabia, e cila citon burime të inteligjencës perëndimore, Irani planifikon të sulmojë Izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit. Ata madje thonë se “sulmi pritet gjatë festës Tisha B’Av, ndërmjet 12 e 13 gushtit”, raporton FoxNews.