Ballina Bota Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave bënë ‘kërdinë’ në këtë vend, ja sa...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave bënë ‘kërdinë’ në këtë vend, ja sa viktima u shënuan në dy muajt e fundit

0
19

Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Kinë në dy muajt e fundit. Mediat e huaja shkruajnë se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur.

Operacioni është në vijim pasi rrëshqitjet e tokës goditën rajonin malor tibetian të provincës Sichuan të Kinës, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënë 18 të zhdukur. Në Kinë, përgjithësisht sezoni i përmbytjeve zgjat nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit.